TEKSTESHQIP

Dëbora Kodra
Pa Nanë, Nuk La Xhennet
Lyrics

Një letër e mora, me lot n’sy e shkrova
Me pak fjalë nga zemra, nënës i’u drejtova
Nëna ime dashur, sa t’paskam mundu
Pyes vetën time, a ke me më fal mu.

Më fal nën të lutem, at’her s’kam mendu
Tani kur u rrita, shoh sa kam gabu
Nëna ime dashur, sa shumë që të du
Deri sa të plakem, kurr s’kam me t’harru

Bija ime dashur, për mu bijë e vogël
Kur të fali Zoti, na solle gëzim n’votër
Shum shpejt kur të plakësh, ti do ta kuptosh
Fjalën ilallah do ta recitosh

Do t’i falësh Zotit, për këto dit të mira
Që të fali djem, e të fali qika
Zemra do të knaqët, fëmijët kur t’i pash
Allahun e madh, ta falënderosh

La ilahe il-l Allah, nanën amanet u’a la
O Muhammed resulullah, se pa nanë xhennet nuk ka

O La ilahe il-l Allah, nanën amanet u’a la
O po u’a la un amanet, se pa nan nuk ka xhennet
O se pa nanë nuk ka xhennet.