TEKSTESHQIP

Denisa Budini
Kur Qan Një Trendafil
Lyrics

Ti edhe unë, jemi të dy sot në ktë ballo,
Kur si dikur vallëzonim ne bashkë.
Sot ti s'më njeh, e më shikon ti me habi,
Guxon e thua: - Cila vajzë je ti ?!

Vallëzojnë kujtimet
E zemra ime bëhet nyje.
Ti s'më deshe mua
Si guxon e pyet s'ke arsye !!!

Refreni :
Se ti ishe vrastari im i pafajsisë.
Se ti ishe tradhtari im i dashurisë.
Hyre ti në zemrën time, si gjaku në damar
E binde shpirtin tim, si mbreti një ushtar.

Buza të dridhet, të dridhen sytë kur ti më thua
Me kë më ngjan ti o princeshë ?!
Një vajzë si ti, dikur unë e kam lënduar.
Kur e dëgjoj zemra s'mund të heshtë.

Një trëndafil të bardhë,
E hodhe ti dikur.
E nisi të qaj,
Ai trëndafil isha unë.

Refreni x2 :
Se ti ishe vrastari im i pafajsisë.
Se ti ishe tradhtari im i dashurisë.
Hyre ti në zemrën time, si gjaku në damar
E binde shpirtin tim, si mbreti një ushtar.

DËRGOI: