Dhurata, Frymëzohet Nga Adelina & Dafina
24-01-2015
''Gjithmonë kam provuar të jem vetvetja dhe me këtë stil ti pëlqej publikut, ia kam dal mirë se këtë stil e kanë pëlqyer tek unë. Unë gjithmonë do jem Dhurata nuk do dal nga vetvetja por jo që nuk do eksperiementoj në këngë me gjëra të reja, arsyeja që ndoshta në veten time asnjëherë nuk do ketë ndryshime'', kështu tregon në fillim të bisedës këngëtarja e re Dhurata Dora e cila dy këngët e fundit i ka pasur të suksesshme në bashkëpunim me Young Zerkën.
''Me Young Zerkën e kam lehtë të bashkëpunoj se stilin e këngëve e kemi të njejtë, na pëlqen i njejti ritëm, i lehtë për të punuar por edhe si shok më pëlqen shumë'', shton këngëtarja e cila thotë se është shumë e kënaqur me koncertet e vitit të kaluar si dhe premton befasi e hite.
''Ka me pas shumë këngë tjera në të ardhmen, disa i kam të gatshme por akoma nuk e di cfarë do sjell pas ''A bombi'', por jam duke punuar. Cdo koncert kam kaluar shumë mirë, qesharake ka qenë në një mbrëmje ku kam kënduar, skena ishte shumë e ulët dhe në një moment taka ime më kishte ngelur në skenë dhe përnjëherë jam futur tek publiku të këndoj duke mos e vërejtur se jam pa take'', thotë këngëtarja Dora e cila nga Gjermania ka krijuar karierë në Kosovë, transmeton Indeksonline.
E pyetur nëse do vazhdonte karierë jashtë dhe kë e ka pasur si shtytës për t'u marë me muzikë, thekson. ''Së pari Dafina më pëlqen shumë, cdo këngë e ka bërë të mirë, ndoshta e kemi një gjë të përbashkët që kemi jetuar jashtë e kjo gjë na bën pak si të ngjajshme, nuk e di më mër mendja që shkoj në hapa të saj se secili ka jetën e tij.
Në Gjermani kam qenë e angazhuar pas shkollës, një jetë më të qetë dhe kam kënduar gjitnjë shqip, prej që e mbaj mend unë gjith shqip, e kam përcjellë vazhdimisht Adelina Ismailin e cila ka qenë si një shtytëse që unë të merem me muzikë e tash definitivisht Dafina Zeqirin e shoh si frymëzim, Kaltrina Selimi këndon bukur, Ermal Fejzullahun etj.
Në përgjithësi nuk kam pasur asnjë problem me asnjë deri tash gjithë që i kam njohur i kam raportet e mira, ndoshta ka xhelozi por unë deri tash nuk jam ballafaquar!'', përfundon Dhurata.
(Indeksonline)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 1