>
BIOSHQIP

Nurteel Krenar Që Mustafi Në Stadium U Prezantua Me Këngën E Tij “24h”

10-08-2015
Një prej producentëve të këngës hit “24h” nga 2Ton, Nurteel, ka shprehur krenarinë që një këngë shqiptare u dëgjua para 60 mijë shikuesve në stadiumin “Mestall” në Valencia. Ishte shqiptari Shkodran Mustafi ai që vendosi të prezantohej për sezonin e ri para tifozëve të klubit të tij Valencias në stadiumin përplot me 60 mijë shikues, transmeton Telegrafi. Kjo këngë u realizua nga Nurteel dhe Granit Gashi, dy producentë të njohur që janë prapa këtij suksesi të 2Ton. “Sigurisht se ndihem krenar me këtë fakt, së pari pse një prodhim i imi dhe Granitit bashkë me 2Tonin është dëgjuar në stadium, dhe së dyti pse një këngë shqiptare dëgjohet në një stadium përplot të klubit të Valencias, një klub që sipas miqve të mi është i treti më i madh në Spanjë”. “Ne kemi realizuar edhe shumë këngë të tjera, albume për artistë të tjerë, e realizime të suksesshme, por sigurisht se kjo gjë do të mbetet burim krenarie për mua për një kohë të gjatë”, u shpreh producenti për Telegrafin. Ndryshe 2Ton arriti suksesin më të madh para verës me këngën “24h”, që në muzkë u punua nga Nurteel dhe Granit Gashi, e në videoklip të Max Production.
(Telegrafi)

Nurteel Krenar Që Mustafi Në Stadium U Prezantua Me Këngën E Tij “24h”