>
LETERSISHQIP

Vigan I Rastësisë

O vigan i rastësisë
Vitet e rritin një lis

Që të ketë hije të rëndë
E t'i shkojë ai vënd

Koha dot s'e lartëson
Kur mbin një fije rigon

Kur rigoni ngjan i lartë
Është prerë lisi me sëpatë.