>
LETERSISHQIP

Shume Probleme Ka Kjo Bote

Gjithe probleme eshte kjo bote
Kush me pak e kush me shume
Problem eshte te punosh
Problem te flesh dhe gjume

Merr para por ste harrijne
Xhepat Bosh nga vrimat shume
Ndonjehere me shoqerine
Paguaj ti se smundem une

Kalon rruges ha te shara
Dhe ti shan se e do puna
Sa kthen koken nga ana tjeter
Te ka ardhe nje grusht tek hunda

Me qejf cohesh ne mengjes
Sheh nje gome qe te mungon
Eshte dhurata me e bukur
Per dike qe luks kerkon

Ne darke dergjesh ne kanape
Te shohesh pak televizor
Kur vjen gruaja kokepakrehur
Me nje tigan ne dore

Cohu lart ore dembel
Qe me shtrihesh sa gjate gjere
Po te benin mizat mjalte
Do hanin or qyp te tere

Nuk te lene rehat or mik
As te rrosh e as te vdesesh
Po ja fut nje pjate me fiq
Folem kur nje zjarr te ndezesh.