>
LETERSISHQIP

Diell, Hënë Dhe Perëndi

Më the të iki, të largohem..
nëpër ëndrra të harrohem.
të mos kthej as kokën pas..
ndjenjat më mos ti ngas!!

Të ndërroj rrugë e qytet..
të na ndajë edhe një det..
të mos shohësh më sytë e mi..
Të t'bjerë zemra në qetësi!!

Edhe më mos të të shkruaj..
diku tjetēr tani të luaj..
mos besoj më në dashuri..
se nuk është pēr ne të dy!!

Po ku të shkoj një si unē,
Që nuk do asgjë më shumë??..
që në këtë botë ka vetëm ty..
Diell, Hënë dhe Perëndi