>
LETERSISHQIP

Nën Kthetrat E Fatit

Lotët e heshtjes në zemër pikojnë..
dhe bota në sytë e mi përmbyset...
ditët vetmisë dot si rezistojnë..
shpirti pak nga pak po ngryset!!

Rënkojnë gjymtyrët nga pesha e rëndë..
ashtu si qielli kur retë mbart...
sa njerëz luftojnë në këtë botë...
të kenë njëçikëz, vetëm njëçikëz fat??

Kush e vendos fatin e njerëzve..
cila peshore dhe kur e peshon..
cili metër I mat të drejtat..
dhe cila dorë ato I gjykon???

Shumë shpirtra zvarriten në errësirë..
pakëz dritë mundohen të gjejnë..
shumë ëndrra thahen në shkretëtirë..
por kohën pas dot nuk e kthejnë!!!

Dorëzohen trupat në lojrat e fatit..
ai si I verbër I përzgjedh..
ca bëhen skllevër të inatit..
dhe ca të tjerë pikojnë melhem!!!