>
LETERSISHQIP

Zbrit

Erdhe si era e fortë
Në qetësinë e vuajtur
Dërmove lëkunde
Njerëzit i varfërove.

Pritëm gjatë dhe duruam
Sfidat i përballuam
Ishim stoik qëndruam
Me qëndresë rezistuam.

Eja zbritë në tokë
Në vendin e merituar
Dëshirat janë të shumta
Eja zbritë në vlerë.

Nga bregorja me bari
Tatëpjeta të prêt
Trishtuar do fundosesh
Në labirinthin jetë.
Prizren