>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtarja shqiptare Elisa Arifi jeton dhe vepron në Amerikë. Përveç se merret me muzikë, Elisa është edhe pjesë e një projekti filmik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më datë 3 Qershor 2016, Elisa publikon videoklipin "Ti E Din".

Më datë 16 Korrik 2016, Elisa publikon videoklipin "Zemra Sa Kushton". Muzika e këngës u punua nga Big Bang, teksti u shkrua nga Gjiko.

Më datë 23 Shtator 2016, Elisa publikon videoklipin "Don't Want Nobody".

Më datë 20 Janar 2017, Elisa publikon videoklipin "Telefoni".

Më datë 25 Maj 2017, Elisa publikon videoklipin "Mother's Love". Teksti u shkrua nga Ghulo.

Më datë 20 Gusht 2017, Elisa publikon videoklipin "2 Fjalë", një këngë e bukur dashurie kjo. Orkestrimi i kësaj kënge është bërë nga Granit Gashi kurse teksti u shkrua nga Antigona Arifi. ‘2 Fjalë’ u finalizua edhe me klip të bërë nga Agim Ziba. Në video vlen të komentohet edhe pamja e këngëtares e cila është kujdesur vet për stilin e saj.

Më datë 8 Qershor 2019, Elisa publikon videoklipin "Jo Jo". Muzika e këngës u punua nga Granit Gashi & Elisa, për tekstin dhe orkestrimin u kujdes Granit Gashi. Këngëtarja po ashtu është shfaqur tejet joshëse edhe në videoklip, videon e së cilës e ka realizuar Diego.

Më datë 10 Korrik 2020, Elisa publikon videoklipin "Nonstop", në bashkëpunim me Jazzmann.