>
BIOSHQIP

Elsa Lila Në “The Voice Of Albania”?

10-08-2014
Këngëtarja Elsa Lila, e cila prej vitesh tashmë jeton jashtë Shqipërisë, duket se ka vendosur të rikthehet. Flitet se ajo do të bëhet pjesë e talent shout të Top Channel, “The Voice of Albania”, i cili këtë edicion pritet të ketë ndryshime, duke qenë se do të drejtohet për herë të parë nga Zefina Hasani.

Burime pranë këtij produksioni bëjnë me dije se Elsa Lila e ka marrë propozimin për të qenë në jurinë e “The Voice”, por nuk dihet ende nëse këngëtarja ka pranuar – njofton Bluetooth.

Megjithëse u bë një kohë e gjatë që ajo nuk publikon më këngë të reja, Elsa është një prej këngëtareve më të dashura e më të vlerësuara të publikut shqiptar.

Ajo ka shumë vite që jeton në Romë të Italisë, ku ka krijuar dhe familje. Elsa është bërë nënë e një vajze me emrin Evita, me bashkëjetuesin e saj të huaj.
(Telegrafi)

Elsa Lila Në “The Voice Of Albania”?