>
BIOSHQIP
Biografia
Enkeleida Z. Fejzo ka lindur në Memaliaj, Tepelenë. Ka përfunduar arsimin e mesëm në shkollën e mesme të përgjithshme “Sali Nivica” në Memaliaj. Mandej, vijoi studimet e larta në Universiteti “Eqrem Çabej” Gjirokastër, Fakulteti i Shkencave Shoqërore (Cikli i Ulët), të cilin e përfundoi në vitin akademik 1999, duke u titulluar: “Mësuese për Ciklin e ulët”. Si rrjedhojë e dashurisë për rritjen e nivelit të saj arsimor lufton e përkushtuar në edukimin dhe kualifikimin e saj: Në vitin 2005 merr Titullin: “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomatike”; në vitin 2008 Titulli: Drejtësi (Jurist), ndërsa, në shkurt 2017, përfton Titullin: Master Shkencor “E Drejta Publike Ndërkombëtare”, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Ajo është gazetare në fushën sociale. Ka ushtruar profesionin e gazetares në median e shkruar dhe vizive.

Aktualisht: Presidente e Shoqatës AlbAccess Open. Gjatë kësaj periudhe është kualifikuar dhe trajnuar, duke marrë mjaft vlerësime: Certifikatë “Sfidat aktuale dhe përgjegjësitë sociale në përballen me proceset globalizuese” 2003; “Dëshmi “Gjuhë Italiane” Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, 2007 ; Certifikatë “Female Leadership” 2016, Certifikatë “Trajnimi Fillestar Për Ndërmjetësues” 2016 si dhe Certifikatë bamiresise nga shoqata “Martire të Policisë së Shtetit” 2018.

Që nga krijimi i LNPSHA “PEGASI “ALBANIA është anëtare aktive e saj dhe në vitin 2017 është vlerëuar me titullin e lartë pegasian: “Poete - Veprimtare e Shquar e Shoqërisë Civile e vitit 2017”. Talenti i saj kreativ është shfaqur që në shkollën tetëvjeçare. Ka botuar në shtypin periodik: poezi, skica, tregime, reportazhe, shkrime problemore e tjerë si dhe
ka përgatitur mjaft emisione televizivë

Vëllimi e saj poetik “KOHË E KEQE NË SHPIRT” është botuar në vitin 1998 nga Shoqata Botuese “VJOSA” Tepelenë.
“DUET NË ETER“ poezi (DUET IN ETHER), poems, është libri i dytë i saj.