>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Në skenë për herë të parë jam ngjitur në moshën 7- vjeçare, ku mora pjesë në Festivalin për Fëmijë në Pallatin e Pionierit, ku u vlerësova me Çmimin e Dytë. Si këngëtare më ka zbuluar mësuesja ime e klasës së parë… Pra e veçanta është se qysh sa hyra në bankat e shkollës unë fillova të merrem me këngë. Kënga ime e parë ka qene kënga që është kënduar në filmin “Tomka dhe shokët e tij”. Isha vetëm 7 vjeçe dhe kur mësuesja pyeti kush do na këndojë një këngë. Unë ngrita dorën pa qenë e sigurt se dija të këndoja, thjesht dija tekstin (qesh). Më kujtohet që e këndova me një frymë pa ndërprerje nga turpi që më vinte si fëmijë që isha dhe si herë e parë…

Karrierën e kam nisur me muzikë të lehtë dhe këndoja muzikë të lehtë, po shihja që këndoja me qejf dhe këngët e vjetra popullore që këndoheshin nëpër dasmat dhe gëzimet familjare. Pa dëgjuar mendimin e asnjë specialisti në vitin 1991 me iniciativën time mora pjesë në një konkurs që bëhej për këngën popullore pa u përgatitur fare. Më kujtohet që në korridor i thashë fizarmonicistit do këndoj 3 këngë të vjetra që i di po s’i kam kënduar ndonjëherë (vetëm me veten time). Dola me shumë sukses nga ky konkurs që më dha të drejtën të ndiqja për një vit një kurs të këngës popullore, ku pata fatin të bashkëpunoja me artistin e madh Ibrahim Tukiçin, Zeliha Sinën etj. Më pëlqejnë të gjitha trevat sepse kanë karakteristika të veçanta çdo njëra prej tyre. I këndoj të gjitha me të njëjtën dashuri.

Më datë 9 Prill 2012, Enkelejda Qesku publikon videoklipin "Burri Qenka Llotari".

Më datë 12 Prill 2012, Enkelejda Qesku publikon videoklipin "Femër Si Unë S'ke Me Gjet". Muzika e këngës u punua nga Edi Balili, ndërsa teksti u shkrua nga Armand Trebicka.

Më datë 16 Tetor 2013, Enkelejda Qesku publikon videoklipin "Du Me Marr Nje Djale Shkodran".

Më datë 21 Nëntor 2014, Enkelejda Qesku publikon videoklipin "Kurbeti".

Më datë 26 Qershor 2015, Enkelejda Qesku publikon videoklipin "Ti Je E Vetmja Dashuri".