>
LETERSISHQIP

Të Uroj!

Si mund të falenderosh dikë që të rri afër, të mbështet, të fal buzëqeshje, të kupton në
ajër, të lexon mendimet.
Pse a mund ta falenderosh mjaftueshëm dikë që të dhuron miqësinë e tij, dikë që të
vlerëson për atë që je për gjithçka që bën, dikë që qesh me çdo çmenduri tënden që e
pëlqen çdo çmenduri tënden dhe shpeshherë bëhet dashur pa dashur pjesë e saj.
Pastaj sa fjalë e vogel është vetëm "Faleminderit" për dikë që bën kaq shumë për ty...?!
Si mund t'i peshosh sa vlejnë gjithë buzëqeshjet që ke marrë dhe ato që të janë dhuruar
dhe të thuash vetëm një "Faleminderit" që je këtu, është shumë pak, për të vlerësuar siç
duhet atë që më ke dhuruar?
Të uroj vetëm që dielli im t'i ndriçojë ditët e tua dhe ti t'i buzëqeshesh me ëmbëlsi çdo
rrezeje.
Të uroj që hëna jote t'i japi shkëlqim dhe qetësi, çdo mbrëmje tëndes.
Të uroj që yjet e Lasgushit, të bëhen shigjeta të tregojnë rrugën e duhur përherë kur të
duash ta kërkosh atë.
Të uroj që qetësia e një dite vjeshte të shoqëroje çdo ditë tënden, që ecja jote mbi gjethet
në rrugë, të jetë përherë drejtë një rruge më të mirë, drejtë një drite më të mirë, drejtë
lumturisë tënde.
Të uroj që shiu, të shplajë, çdo mendim negativ që mund të lindi në mendje dhe çdo pikë
shiu, të jetë vullnet për ty për të vazhduar te ecësh më tej edhe nëse nuk ke çadër.
Të uroj që çdo ditë e jotja, të jetë një buzëqeshje e madhe me të gjitha dhëmbët, me
gjithë forcën e shpirtit.
Dhe më e rëndësishmja të kujtoj që: "Mos harro të buzëqeshësh" asnjëherë.