>
LETERSISHQIP

Mos Thuaj Lamtumirë

Edhe kur më të mos jem...unë prapë aty do të jem.
Do të jem në çdo rreze dielli që qerpikëve meëgjeseve përdridhen.
Do të jem në ajrin që mbush dhomën sa herë do të hapësh dritaren.
Në çdo grimcë qe me ajrin fluturon të zërë vend diku...në tavolinën tënde...në jastëkun
tënd...në ballin tënd...
Do të jem drita që retë larg do t'i largojë...
Do të jem në aromën e kafes së mëngjesit...
Do të më ndjesh në ëmbëlsinë e çokollatave...
Do të jem në erën që fryn dhe pallton tënde me vete e merr.
Do të jem me shiun në ditët kur çadrën të kesh harruar.
Do të jem në lule, në ngjyrat e tyre, në aromën e tyre...
Do të jem me pranverën, me verën, vjeshtën e artë dhe dimrin e acartë...
Do të jem në mëngjes.
Do të jem në mbrëmje.
Do të jem netëve.
Do të jem në ëndrra.
Do të jem në zgjime.
Më kërko...! Jo... Mos thuaj Lamtumirë...!
Më kërko gjithandej...
Më kërko në detaje, aty do të jem fshehur unë.
Ngrije kokën drejt qiellit, nëse dielli shkëlqen...unë po të buzëqesh...
Ngrije kokën sërish...nëse shi po bie...janë thjeshtë përqafimet që po të nis së largu...jo
lot..asnjëherë lot...
E ndjen erën...janë duart e zgjatura që të mbërthejnë pas vetes...
E ndjen fëshfërimën e erës ndër gjethe...kujtohu të ngjan me buzëqeshjen time...
Në notat e këngës së preferuar zërin tim do të dëgjosh...
Në vargjet e poezisë së preferuar, fjalët e mia do të gjesh...
Ne filmin e preferuar ne syte e aktoreve, imazhin tim do te shohesh.
Mos thuaj Lamtumirë...!
Do të gjej sërish...do të më gjesh sërish...!
Askush nuk humbet rrugëve të jetës...Gjendesh një ditë...!
Mos thuaj Lamtumirë...!
Ps. Lamtumirat nuk ekzistojnë...rrugët e jetës janë te ngaterruara aq bukur, sa një ditë ap
tjetër...kryqëzohen..prapë!