>
LETERSISHQIP

Ajo Nata

Zbriti nata e me pëlhurën e saj të hirtë, e mbuloi qytetin, i veshi botës mantelin e qetësisë.
Heshtja ra anë e mbanë.
Qyteti iu dorëzua tundimit mbështjellës së natës.
Qyteti i mbylli sytë në botën e ëndrrave të fillojë një udhëtim të ri.
Njerëzit frymën e ndalën e yjet përshendetën. Yjet u ndezën edhe sot, si çdo natë. Edhë
hëna doli sot për shëtitjen e saj të përnatshme në zemrat e poetëve, e pajisur me pluhurin
e saj magjepsës... e si çdo natë vargje t'reja frymëzon, për çdo ëndërr e çdo çast.
Duket kjo natë si e njëjta natë, si çdo natë, ... por sot është ajo ''natë''.
Ajo natë, ku muzikës së notave, një tjetër melodi zemre vendin i ka zënë.
Emocione t'mbledhura grushtë... e dridhje të mbysin fjalët, heshtja...ah as heshtja nuk
flet.
Sytë, po sytë flasin, gjithmonë flasin.
Ata sytë e tu llafazanë.
Zërin tënd nuk e dëgjon sot, zërin tënd e dëgjojmë ne prej kohësh.
Dëgjoje edhe ti!
Ule ulërimën e frikës, tunde dorën drejt hapsirave, largo ndjenjat e këqia, fshij kujtimet
dhe ajrin e mbrëmjes së sapolindur, duaje, shijoje, dashuroje.
Përqafoje hënën, yjet mbaji dëshmitar, heshtjes jepi fjalë, emocioneve jepu jetë.
Sot është ajo ''nata''.
Duaje dhe shkruaje.
Duaje dhe kujtoje.
Thjeshtë duaje!
Ps. Është ajo nata, lërë shpirtin të flasë!