>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Ermelinda Lajçaj është nji këngtare, nji fëmën modeste. Mbi t'gjitha i don Familjen, Këngën, Popullin dhe Vëndlindjen e saj. Zëmërgjansia, drejtsia, bujaria, përkrahja dhe dashuria ndaj njerzve e pasunojn shpirtin e saj.

U linda n'Malsi t'Madhe (mi Shkoder), ku kalova nji pjes t'shkurt t'fminis. Si për pjesën më t'madhe të'familjeve shqiptare n'Malsi, as për ne nuk pat mshir Vala e mërgimit. Kjo Val na ne na zbarkoj n'Gjermani.
Malli dhe dashnia për vendlindje dhe vlerat e saj, çdo ditë e më teper u rrënjosën e m'percodhën si ëndërr frymzimi si dhe m'fuqizuan në t'gjith hapat e jetës.
Vetëm Mergimtari ësht n'gjendje ti kuptoj kto prigje dhe shtigje t'ksaj sfide.

Mbi t'gjitha kto, baba im e gjente rastin dhe kohën që t'na e afroj sadopak vendlindjen dhe traditat tona. T'na çlodhe ne dhe vetvehten. Për mua ai më se mire kët e bënte me tingujt e bukur t'Qitelis. Përmes tingujve t'këtij instrumenti muzikor fillova hapat e par t'këngës dhe melosit ton. Për mua kjo ishte diçka e madhe, diçka që dita ditës mu thellua n'shpirt dhe u bë pjes e jetës sime. Shpesh mu kujtoshin netët kur u mledhshin për rreth Sofrës, n'festa me miqt ku gjithni gjimonte kënga. E kujtoj me nostalgji shum t'madhe at koh.

N'Gjermani fillimisht mbas shkollës si voglushe (8 vjeçare) u aktivizova me ushtrimet e Tenisit. Kët e bëja me shum pasion dhe dëshir. Ishin t'paktat garat çi nuk i fitoja dhe që n'moshen 14 vjeçare kam luajt "Challenger tournament". Në at koh u kualifikova për garat profesionale n'Francë. Kjo ishte nji ngarkes e madhe për prindit që nuk mund ta përballonin. Për fat t'keq mu desht Reketin e Tenisit ta vari n'Gozhdën e hobit. Megjithat kjo për mua ësht nji pervoj tepër u çmuar, ku pata fatin t'notoj n'ujrat e sportit mretnor.
Kyt e vlersoj për s'tepermi si dhunti t'Zotit që m'hapi rrugën e muzikës, t'cilën e kuptova se e dua më shum sesa Tenisin.

Fillimisht kam realizaur nji balad me titull " Si për herë" kushtuar mërgimit. Qëllimi i realizimit t'ksaj kënge ishte, që t'rikujtoj t'gjith Mergimtaret çi kurr nuk e harruan vëndlindjen, por as mos ta harroj kurr besën dhe amanetin ndaj dashnis, atë amanet çi e ruajten n'zemër zemrat e tyne n'vëndlindje.

Fëmnat Shqiptare jan fëmnat më t'çmuara n'bot.
Cila femën tjera dot t'flijonte rinin e saj si femna shqiptare?
Kët e ka deshmua vet i madhi Zot për mes Nënës Tereze. Nënë Tereze ësht nji prej ktyre fëmnave.
Jam shum fatlume çi Zoti më fali gjakun e ktyne fëmnave, për mua ky ësht frymzimi që i këndoj dhe do t'i këndoj gjith jetës.

Përfunimisht kisha me u kërku ndjes t'gjith adhurusve t'muzikes sime si dhe lexuesve t'ksaj faqe çi kan shtirsi ta lexojn kët shkrim. Po kjo ësht Gjuha ime t'cillën ma msuan Baba e Nëna ktu n'mërgim, n'Gjermani. Kët gjuh ja u mesuant'parët Gjergj Kastriotit, At Gjergj Fishtës e Nënë Terezes, e kët gjuh na e msuan ata ne. Dhe e ruaj, e do ta ruaj me gjelozi. ësht Gjuha e Zotit që m'flet n'Shpirtit.

Me respek dhe dashni vllaznore!

E juaja
Ermelinda Lajçaj

Më datë 10 Qershor 2009, Ermelinda Lajcaj publikon videoklipin "Si Per Her".

Në Qershor 2011, Ermelinda Lajcaj merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Ne Enderr Te Jetoj".

Më datë 25 Nëntor 2012, Ermelinda Lajcaj publikon videoklipin "Bini Ju Tupana".

Më datë 25 Nëntor 2012, Ermelinda Lajcaj publikon videoklipin "Po Me Thua".

Më datë 10 Nëntor 2014, Ermelinda Lajcaj publikon videoklipin "Merre Malesoren".
KATEGORI: