Më mbaj mend (për 1 muaj)


Ervin Bushati, Duet Me Këngëtarin Italian, B. Angel


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1 / Votuan:  1
[20-01-2013]
Këngëtari i njohur Ervin Bushati nuk ndalet me angazhimet e tij muzikore. Gjithmonë e shohim nëpër mbrëmje e koncerte si në vend, ashtu dhe jashtë në diasporë, dhe këto ditë ai është kthyer nga një tur koncertesh që ka pasur për festat e fundvitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”Unë sapo jam kthyer nga një tur koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku isha për Vitin e Ri.

Shumë shpejt do të publikoj videon e radhës që është shkëputur nga albumi im më i ri, jam duke realizuar shumë koncerte live nëpër gjithë Shqipërinë e jashtë vendit gjithashtu”, thekson Bushati, i cili tregon se këtë muaj do të udhëtojë drejt Italisë për të realizuar kështu një bashkëpunim në rrymën dance me një këngëtar italian. ”Ka shumë gjasa që këtë muaj të udhëtoj drejt Italisë për të regjistruar dhe këngën më të re në bashkëpunim me një këngëtar të rrymës dance.

Këngëtari quhet B Angel dhe atje mendohet të realizohet edhe klipi i këtij projekti që do të jetë në dy gjuhë, në shqip dhe italisht. Më kanë nisur demon e këngës dhe për momentin po bëj përshtatjen e saj në shqip. Ka qenë thjesht një dëshirë e një producenti shqiptar që punon me artistët italianë dhe besoj se do të jetë një eksperiencë ndryshe për mua”, tregon Ervini.
 (Panorama)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet