>
BIOSHQIP
Biografia
Në vitin 2012, Eva Imeri merr pjesë në X Factor Albania 1.

Më datë 12 Maj 2014, Eva publikon videoklipin "Shume Te Dua Por S'te Kam". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Në Nëntor 2014, Eva merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "S'te Mjafton Nje Zemer". Në kërkim të një zemre që ta dashurojë, ajo na tregon për këngën: “Fabula e saj është krijuar si një skenar filmi dhe flet për një dashuri, ku njëra palë i ka dhuruar zemrën pa e ditur se çfarë do të merrte në këmbim”.

Më datë 3 Korrik 2017, Eva publikon videoklipin "Si Dje" Muzika dhe orkestrimi nga Ervin Gonxhi dhe tekst nga Eva. Video e realizuar nga Frame Pro Company

Më datë 27 Korrik 2018, Eva & Xhuljo publikojnë videoklipin "Une Dhe Ti". Muzika e këngës u punua nga Ervin Gonxhi, teksti u shkrua nga Eva Imeri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ervin Gonxhi. Videoklipi u prodhua nga FRAME Pro.

Më datë 11 Korrik 2019, One T & Eva publikojnë videoklipin "Faje".

Më datë 14 Mars 2022, Eva Imeri publikon videoklipin "Κοίτα Με Γλυκιά Μου Αγάπη".

Më datë 10 Shkurt 2023, Eva Imeri publikon videoklipin "Ψέματα".

Më datë 16 Dhjetor 2023, Eva Imeri publikon videoklipin "Το Βράδυ", në bashkëpunim me Arturo Rodriguez.