>
BIOSHQIP
Biografia
Mësimet e para për muzikën i mori nga vëllai i tij Jimmy, i cili ka studiuar muzikën në Amerikë. Që atëherë filloi ushtrimet e para për piano. Kënga e tijë e parë për femijë "kam një shoqe" u prit shumë mirë, ku në një garë fitoj çmimin e parë. Njohuritë e tij për muzikën vazhdonin të rriteshin. Ai vazhdoi mësimet në shkollën e mesme të muzikës "Prenkë Jakova" në Prishtinë. Pasi mbaroj shkollën e muzikës, vazhdoj në Akademinë e muzikës në Prishtinë. Gjatë kësaj kohe Fatlumi realizoj disa këngë dhe videoklipe. Ai ka qenë pjesmarrës edhe në spektaklin “Ethet” të mbajtur në Top Channel dhe ishte finalisti i vetëm mashkull. Pasi mbaruan "Ethet" Fatlumi filloi të punoj një këngë për të marrë pjesë në TOP Fest 5. Ai vazhdoj krijimtarinë e tij muzikore dhe bëri hite si “Bum bum bum” “Hajde de” “Gjithmonë” etj.

Në vitin 2008, Fatlum Zeka merr pjesë në Ethet E Së Premtes 4.

Në Maj 2008, Fatlum Zeka merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Asnjë Si Ti".

Në Gusht 2008, Fatlum Zeka merr pjesë në Zambaku i Prizrenit 2008 me këngën "Festojnë Maturantët".

Në Qershor 2010, Fatlum Zeka merr pjesë në Polifest 2010 me këngën "Ika", ku fitoi vendin e pare .