Ne Biblioteken Tende

Nje cep
I perthyer i librit te zverdhur
Pertej eshte koha ku s’mund te shkelim,
Ne vrasesit e fateve tona.
Ky çip i perthyer i librit…
Ku zeri i nenes akoma s’eshte bere dhimbje,
Babai s’eshte bere harrim,
Dhe na pelqen qe me zerat e vet
Te na genjeje deti.
Ky cep i perthyer libri…
O zot! Si largohemi keshtu prej vetes.
Jo hija e panjohur,
Dora e dhunshme e kohes na shtyn
Ne kete mjegulle te qullte, te ndohte,
Krimesh, dritash e baltrash perzjere.
E s’kthehemi dot te ky cep i perthyer
I kesaj flete te zverdhur;
Pertej, dielli eshte ngulur ne nje pike
E s’luan. Atje, ku zeri i nenes
Akoma s’eshte bere dhimbje.

Te mjeret ne, o Vllasi, te mjeret ne!
Dhe shpresa jone kishte fluturuar, perpara
Se ta prekte kutine fatale Pandora.

- poezi nga Fatos Arapi


Nuk ka akoma asnjë votë