A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
20/12/2018 - 22/12/2018
Pallati I Kongreseve, Tiranë
Prezantuesit: Viktor Zhusti & Ana Golja
Rtsh / Radio Tirana

Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit, është fituese e Fest’ 57. Ajo u shpall fituese pas tre netë konkurrimi mes 22 krijimesh të përzgjedhura për Fest ’57. Maliqi do të përfaqësoj Shqipërinë në Tel Aviv në Eurosong. Më parë këngëtarja kishte shprehur ambicjen e saj për të marrë pjesë në këtë ngjarje të muzikës europiane.

Në natën finale performuan 14 finalistë, ndërkohë që vendin e dytë e rrëmbeu Lidia Lufi me “Rrëfehem”, ndërsa në të tretin u rendit Eranda Libohova me “100 pyetje”. Artistja është shkëputur nga skena prej vitesh dhe ky rikthim drejt skenës në Eurovision është një sfidë e madhe. Ndërkaq Marko Strazimiri dhe Imbro me këngën “Lejla” ishin fitues të çmimit të të rinjve, ndërsa çmimi i medias për Eranda Libohovën.

Ndërsa, 22 artistët në garë u ngjitën në skenë për të interpretuar këngët e tyre, surpriza e ketij festivali do të ishte Ermal Meta. Kantautori me origjinë shqiptare, fitues i Sanremos, i cili interpretoi jo vetëm në italisht, “Piccolo anima” dhe “Non mi avete fato niente”, por edhe këngën fort të dashur për shqiptarët, “Në bankat e shkollës moj mike”, të njohur nga zëri i ëmbël i Anita Takes.

Edicionin e 57-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar u prezantua nga aktori i mirënjohur Viktor Zhusti dhe aktorja me origjinë shqiptare, e cila jeton në Kanada Ana Gojla. Në këtë vit ishin në garë janë 22 këngë, ku mes tyre u rikthyen pas një mungese të gjatë artistë, si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Eranda Libohova, por jo vetëm. Aktori i mirënjohur Viktor Zhusti u rikthehe si prezantues i këtij festivali 47 vite, pas prezantimit të edicionit të dhjetë bashkë me aktoren Edi Luarasin.


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019