TEKSTESHQIP
Festivali I 58-Të Në Rtsh
Aktiviteti më i rëndësishëm i RTSH-së i cili përmbyll edhe kalendarin artistik vjetor, këtë herë kishte për regjisore Vera Grabockën, si dhe drejtuese spektakli, Alketa Vejsiun. Në datat 19 dhe 20 dhjetor ishin dy netët e para të festivalit, të cilat u kulmuan në natën finale, në 22 dhjetor 2019.

Arilena Ara është shpallur fituese në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH. Këngëtarja e talentuar ka rrëmbyer çmimin e parë me këngën "Shaj", me muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski dhe tekst të Lindon Berishës, i njëjti autor i hitit të saj “Nëntori”. Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në muajin maj në Eurovizion.

Jo vetëm një herë gjatë natës së fundit, publiku ka thirrur emrin e saj duke u ngritur më këmbë, ashtu si edhe në momentin kur u shpall fituese, spektatorët shpërthyen në thirrje e duartrokitje. Vetë artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta. "Kjo është për ju" tha ajo duke ngritur kupën. Vendin e dytë e ka fituar Elvana Gjata me këngën e saj "Me tana".

Përveç artistëve të njohur të skenës shqiptare, kanë konkuruar edhe të rinjtë që kanë dalë si produkt i talent show-ve të ndryshme. Një prej tyre është edhe 16-vjeçarja Sara, e cila ka arritur të marrë çmimin e tretë me këngën "Ajër".
Festivali I 58-Të Në Rtsh (Tekste & Video)
Image 193035
Image 193140
  • Festivali I 58-Të Në Rtsh
  • Viti: 2019
  • 19/12/2019 - 22/12/2019
  • Pallati I Kongreseve, Tiranë
  • Prezantuesit: Alketa Vejsiu
  • TV: Rtsh
  • Radio: Radio Tirana