>
BIOSHQIP

Genc Salihu Zëvendëson Elton Dedën Në “The Voice”

23-08-2014
Elton Deda ka zbuluar se ai nuk do të jetë pjesë e panelit të spektaklit “The Voice of Albania”, derisa është zbuluar se në vend të tij vjen Genc Salihu.

Ky hap nuk ka qenë vendim i Eltonit, por i bordit të Top Channel që në vend të rokerit nga Shqipëria do të sjellë një roker kosovar.



Kështu, pasardhësi i Eltonit në panel është Genc Salihu, i njohur për muzikën e tij të veçantë me grupin Cute Babulja.

Ndërkohë pas largimit të mëhershëm të Aurela Gaçes, e cila qëndroi në këtë spektakël vetëm një sezon, është gjetur edhe pasardhësja e saj dhe ajo do të jetë Elsa Lila. Në anën tjetër dyshja Alma Bektashi dhe Sindrit Bejleri do të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij shou garues.
(Telegrafi)

Genc Salihu Zëvendëson Elton Dedën Në “The Voice”