Më mbaj mend (për 1 muaj)

Genc Salihu - Lufta Asht Bahqe  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Pjesëmarrëse në

VFM 2012

Komente

Asnjë Koment

30/10/2011

2011-10-30T20:17:26+00:00



E di që gjith' ke qenë e kaltërt,
Jo qaq 'shkak t'detit,
Sa ngjyrës n'përgjithësi
E lulës së rinisë,
E ajrit, tokës dhe qiellit
Që shpesh a' ba i kuq me ty.

E po m'vjen keq që nuk t'kam afër,
Jo qaq për ngjyrën,
Sa mënyrën që m'ban m'u ndi,
Atë frymë që ia jep shpisë...
Ndaj durtë, dyrtë e dritaret
Krejt rrijnë hapekrah për ty.

Nuk i kam nda këto fjalë
Për mu e për ty, pa u ndalë me
U grrithë nëpër kafe t'mshefta...

Ooo, pse
Po i len këto sende me t'mundu,
Kur 100 herë ma ke dëshmu
Se lufta asht bahçe.
Uuu, me qenë rehat nuk asht me u gzu,
Po veç diqysh si me u kujtu
Sa bukur din me qenë.
T'kam pa qaq shumë stinë t'shkume
Sa i kam qinda shkrepje t'mira që m'dhezin,
E krejt gjujnë për ty,
Do t'errëta, do t'brishta, do t'mbushuna
Me qaq shumë, shumë butësi.

E nuk po du me t'shkaktu lodhje,
Duhesh me m'falë që t'i di datat,
Po vet m'i ke tregu,
Tue dalë knej me msu
Për detin, djersën dhe qetësinë
Që duhet m'e prishë për me mujtë m'e ndi.

Malli po m'merr me t'pa e
P'e di që asht tmerr me u nda, thujmë
Kah me ia mbajtë hala, me u djegë n'këtë dritë, si flutur.

Ooo, pse
Po i len këto sende me t'mundu,
Kur 100 herë ma ke dëshmu
Se lufta asht bahçe.
Uuu, me qenë rehat nuk asht me u gzu,
Po vec diqysh si me u kujtu
Sa bukur din me qenë.






Më Shumë Këngë Nga Genc Salihu:


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet