Bote E Dhunuar

Veshtroni si ecin kufomat e vdekura
te gjallet i urdherojne, ata kane padron
degjoni me vemendje cfjal kane te mekura
ecin koke ulur tek boten ua dhunojne

te gjitha i shiten, shpirtin lane peng
tiranise i sherbejne ne tirani rrojne
pak shprese kishin edhe ajo u shemb
percelluar,te vuajtur me kot jetojne

si zogu ne kafaz, ne kafaz jane mbyllur
token kane varr, qiellin qeli
te vdekur lindin me shije te hidhur
cdo ndryshim kane ne dore prape jane fat zi

harruan te verteten, genjeshtres i besojne
genjeshtari krenar me te madhe i perqesh
shpresojne tek e gabuar, perendine mohojne
prandaj ketyre fjaleve duhet ti vini veth ne vesh

e enderroni ndryshimin, kur do te vije?
as dje, as sot, neser, asnjehere
varferise iu bindet skamja do te rrije
deri sa barazine stuhia ta sjell

mos lini maskarenjte me kembe tu shkelin
jo cdo gje e thene eshte e vertete
vullkani eshte shembulli si ai shpertheni
te shihni pak drite, te ecni ne jete

qeshte toka pa diellin, dielli pa qiellin
molekule qe vardiset, vardiset ne vale
ceshte jeta pa lirin, liria kur seshte njeriu
nene pa fimije, me femi te vrare.

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4