Tema: Poezi Dashurie

Gezuar Ditelindjen (01/03/2013)

Jete te gjate dhe shume urime
gezuar ditelindjen zemra ime
udhetofsh ne vite plot lumturi
jetofsh ne gezime, me dashuri

jetofsh e lumtur, plot hare
parajse per ty qofte qiell edhe dhe
qofte cdo hap qe hedh ne jete
paq uraten e shenjte, driten e vertete

kur boten erresira ta mbuloje
kur hena mbreteresh te mos ekzistoje
qielli qe ne shi e qan token
do jesh ti ta ndricosh boten

zemer mire e shpirt te paster
qenie hyjnore me sy te kalter
enderr ke emrin, enderr e bukur
qofsh ne jete engjell e lumtur

bota merr kuptim, jeta rendesi
ti hyjnesh e dashur qe fal miresi
cdo sekond i joti qofte i bekuar
sot, neser, ne perjetesi te uroj gezuar

- poezi nga Gentian Ademaj


- Poezia u dërgua nga Gentian Ademaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  13