Më mbaj mend (për 1 muaj)

Deti

Sa I bukur dukej deti pak me pare
i kalter, i qete si vete qetesia
mos valle u gjindos nga stuhia e marre
pse humbi toruan, I humbi harmonia

dallget ndjekin njera tjetren, te larta san je mal
perplasen me bregun me force te terbuar
zemerimi i papritur i tij daten me kall
cte bej o det serisht per te te gezuar?

E vrane, e prene ne trup e masakruan
krijese e pafajshme ishte, smeritonte te vdiste
e mashtruan me lajka ne fund e tradhetuan
amanete nuk la, se lane te fliste

me vete e moren se lane te jetonte
tirane, mizor, barbar u treguan
e pakta varrimi ti behej ku banonte
rende me plagosen, zemren ma copetuan

me copetuan shpirtin, sdo mundem ta harroj
lumturin ma vodhen, skam si gezoj
mundohem te permbahem, dot se perballoj
ik, largohu krijese time te gjore ta vajtoj

me vjen keq I thash per ta ngushelluar
mizoria sundon token, pa te keq te vret
jemi rob barbaresh, popull i nenshtruar
ah sikur te isha krijesa jote o det

- poezi nga Gentian Ademaj


- Poezia u dërgua nga Gentian Ademaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  6

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet