Endrra

Mbreme e dashur te pash ne enderr
nuk ishte gjithcka si dikur
humbje mes mjegulles qe te rrethonte
sikur dashuria te mos kishte ekzistuar kurre

te kerkova dhe spo te gjeja
ne gjumin e thelle, ne realitetin spirtual
u ndjeva me shpirt i copetuar
asgje seshte si me pare

ne zemer ndjeva une lendimin
kurre si ti skam dashuruar
mes mjegulles se ndalova kerkimin
te humba ty, humba shikimin

brenda qenies sime te brishte
te ndjeja afer, larg ti ndodhesh
zeri ndergjegjes me keshillonte
te te lija te qete, pergjitmone te largohesh

kishe frike ti nga vetmia
me gjej te lutem, ti me thoje
kishte humbur rrugen dashuria
se gjeje dot ate qe dashuroje

e kuptova se me kot u lodhja
gjithcka per ne kishte perendu
mu kujtua shprehja e vjeter
"cfar humbet, mos u gjete kurre"

endrra ne mes u nderpre
u zgjova dhe mendova nje cast i heshtur
ti qofsh e lumtur aty ku je
kishte perenduar dashuria qe kemi pasur.

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3