Pse O Njeri?

Pa me thuaj ti o njeri
ke quan deshperim, ke lumturi
ke urretje, ke dashuri
cfar eshte e shemtuar, e kush bukuri

deshtimi cfar eshte, po arritja
kur ngjiten shkallet, kur fillon zbritja
rrenimi si eshte, po rimekembja
kush eshte e hidhura, e kush e embla

parajsen si e mendon, me flit per ferrin
pse adhuron lulet, perdor revolverin
vete fjala jete ckuptim mban per ty
pse urren vdekjen, dhe prap mban zi

endrrat me realitetin ku ndryshojne
ne korsi te gabuar, pse rrugen vazhdon
ke quan shpirt hyjnor, e ke shpirt katil
pse vazhdon ben keq aty ku gjen mire

cdo te thote Perendi, por djalli ckuptim ka
te pelqen buzeqeshja, pse inspiron vaj
nga e mira ne te keqen si e ben dallimin
perbuzen te bukuren, dhe kerkon shpetimin

nese jeta jote ka domethenie, cila eshte ajo
krenari te tepruar, pse e zoteron
me thuaj, me thuaj cfar tjeter di
pse duhet te jesh kafshe me emrin njeri?

Vizione per te ardhme ti a zoteron
kur te mungon aftesia, pse edukon
harmonia a mund te qendroje pergjithmone
kur i ben gjemen tjetrit, pse lumturi kerkon?

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.7 / Votuan:  3