Tema: Poezi Satirike

Princesha Dashuruar 2

kishte kaluar nje muaj, pothuajse e harrova
akoma ndihesha keq nga mankthi qe perjetova
i dhash vetes shtyse, i dhash kurajo
thash me vete, e kisha per here te pare

dy hapa me tutje e kisha larg kompjuterin
kisha shume frike, si biznesmeni hajdutin
por burri qe eshte burre ska pse te kete frik
i pari arriti ne hene, tjetri ne Amerike

me genjeu viza, green card-i me genjeu
mendova sjam pesimist, por fati me zhgenjeu
sapo hapa adr, sms ne in box
te dua o fshatar, te dua o malok

e njofta nga shkrimi, nga fjalet e njofta
ishte vete Balena, Betonjeria apo trofta
nuk e zgjata shume, kur pash fjalen malok
i futa nje te share, dhe i dhash block

ne njoftime me erdhi kerkese per shoqerim
ja fuste Ciljetes, thash gjeta shpetim
e kush mund ta mendonte, nje cun te thjesht si une
ti bente ftese nje perri, nga fotoja e bukur shume

filluam te kembenin sms me rradhe
se di pse kisha pershtypjen diku e kam pare
e pyeta ate, ku jemi takuar
me tha ne endrrat e tua, se dhe un te kam enderruar

- poezi nga Gentian Ademaj


Nuk ka akoma asnjë votë