Medalioni

Ne jete kerkova te kem nje medalion
te simbolizoje ty, dashurin tone
te gdhendur, skalitur mbi te dy emra
romancen e jetes, qe permban zemra

nje foto te kete ajo, simbol te pavdekshem
me shpirt te paster, gjithmone te paprekshem
duke u puthur, ku jetojme perjetesine
brezat e ardhshem, ta mesojne per dashurine

te dalin fjale, te shkruhen vepra
kenge ti kendohen, poezi e te tjera
te kete domethenie, jeta pas vdekjes vazhdon
kete tua thote, simboli i jetes tone

nese dashuria, ndonjeher ka per tu shuar
ta dije njerezia, dikur ka ekzistuar
dashuria ska pse te mos ekzstoj, pse koha evulon
kete ta shprehe qarte, i joni medalion.

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1