Keshtu Apo Ashtu? 1- 2- 3

Engjell, demon, zane apo djall
do jesh dashuria, endrra ne altar
lule, ferre, vajze a grua
ne jete te jeteve me zemer do te dua

oksigjen, helm cdo gje ti je
me embelson shpirtin pastaj me fut ne dhe
me ofron dashurine mundohem ta marr
me flet per parajsen dhe me le ne varr

shfaq lumturi, me tregon hidherimin
simbol hyjnor qe mbjell deshperimin
ti fluturon larg, ne gremine rri
drite brilante, o terr i zi

e sinqerte ti je, prape ske bese
here me fal jete, here me le te vdes
uje i kristalte, ne vullkan me hedh
me lot me qan, pa meshire me vret

floket mi perkedhel, gjithe furi godet
me puth aq embel, kritika te renda flet
te dua ti thua, pastaj me urren
me tregon rrugen, vete dot se gjen

per ty jam i shtrenjte, skam shume rendesi
ke fytyre magjepsese, si drukula gjak pi
ne vetvete mbreteresh e veshur me qifir
e vlereson te bukuren, vuajtjes i ben sehir

princeshe, shtrige, zjarr apo akull
here me ngre ne qiell, here me le shakull
dashuri, urretje, arritje a deshtim
me rrenon jeten dhe ngelesh shpirti im.

""Keshtu apo Ashtu? "2""

Ma nxin ti jeten, i fal asaj magji
e hidhur a e embel as qe dua tia di
helm apo kure, per mua sprish pune
mbi gjithcka qendron, te dua pa fund

pellumb apo korb, valle ti cperfaqson?
me lendon pa kufi, me thua me dashuron
dallge lumturie apo tajfun ndjenjash?
me ben te shuaj etjen, te digjem perbrenda

me ndricon me rreze, me le ne erresire
me keq ska ku te shkoje dhe prape ndjehem mire
me ledhaton embelsisht, me hidheron ngadal
te ndjehem mrekullisht mire, nga dhimbja te shtrihem ne varr

nimfe, shtige, burim apo zjarr?
je realitet i trishte, zane ne altar
mallkimi i jetes apo vete hyjnia?
je vete urretja, bekim dhe dashuria

zemren ma ngroh, ne vullkan ma percellon
perfundon historia, nga e para rifillon
me thua: me ke shpirt, pasiguri mbjell
me puthen aq embel pastaj me len te mjer

hyjni apo djall, me thuaj kush je ti?
me tregon per pranveren, me lagen ne shi
bukuri magjepsese, shumteri i qenies?
enderr dashurie apo dhimbja e ndjenjes?

mbi gjithcka qendron, me le ne gremin
je pema e paqes, honin me ofron shpetim
me ben te fluturoj, te zhytem ne lendime
e hidhur a e embel, ngelesh dashuria jetes sime.

""Keshtu apo Ashtu 3""

Me ngre ne qiell te shtate, ferrin perfaqson
embelsire pasionante qe hidherim dhuron
te ringjall me buzeqeshje, te vret pastaj me fjal
te magjishmen dashuri zoteron,
vaj e lot me fal

unike shtojzavall, oqean lotesh
ndricon universin ti shkatrrimtare botesh
me thua jemi bere per njeri tjetrin, eshte fati jone
shpresat mi ringjall, krejt ndryshe vepron

je ajka lumturise, ndjenje trishtimi
lutja me e pranueshme, engjell ndeshkimi
e ardhmja me e bukur, hap shume i madh
nga pas me thua ndicem dhe ne vend me ndal

ti lume gezimi, turbellire i qenies
lule e ndaluar, fatkeqsia e zemres
pushtetin ke ne dore, burgosen endrren time
katile e pa shpirt, ti hyjnia ime

flutur, neperke, lule a ferre
me fal mua parajsen, ne humner me hedh
enderr apo mankth, cperfaqson ti vall
prane meje gjendesh, prape per ty kam mall

tingull, melodi, me ze me shurdhon
flet fjale te magjishme, nderkohe sme degjon
simfoni e qete, burbullime e rrufeshme
loton per padrejtsite, mekatin mban me vete

engjell, demon, zane apo djall
do jesh dashuria, shpresa ne altar
me dashuron a jo, di vetem qe te dua ty
Keshtu apo Ashtu as qe dua tia di.

- poezi nga Gentian Ademaj


Nuk ka akoma asnjë votë