Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Histori Dashurie

Ti shkove dikur si era pa kthim
Pa thene asnje fjale, e le ne lendim
Vitet te ndryshuan, te bene te jesh tjeter
E humbe, e harrove rrugen e vjeter

Sot e kujton cdo cast me nostalgji
Ate qe aq shume e deshe qe e le me lot ne sy
E bere te ndihej si abstrakte piktur
Por koha kalon e nuk kthehet me kurre

Te vret gabimi bere, cdo cast te perndjek
Ndermore nje rruge te panjohur, realiteti te vret
E ndez nje cigare sic beje gjithmon
Me sy ne dritare, plot nostalgji e kujton

Te rrodhi nje lot, tu shfaq dhe nje lot tjeter
Formuan rreke per kohen e vjeter
E pyete veten, cpo ben ai/ajo vall?
Mos ndoshta ashtu si ti ndjen kaq shume mall?

Deshiron ta shohesh, ne krahe ta mbash
Distanca eshte rruge, e ndjen qe e ke larg
I ftohti i dimrit smund te sjelle pranver
Asgje nuk deshiron, vec ta shohesh dhe nje here

Ta shterngosh aq shume, mos ta lesh te shkosh
Ndihesh kaq i/e zbrazet, brenda kaq bosh
Pse ndodhi keshtu, nen dhimbje i/e strukur
Pa te ti e di qe kurre sdo jesh i/e lumtur

Kerkon nje mundesi, sdi nga tia fillosh
I/e destinuar perjete, endrrat te kerkosh
Si heretik pa tempull, vetem ke mbetur
Ta kesh gjithmon ne zemer, kurre per te mos e gjetur

Gabove atehere qe u largove pa gjykuar
Tere jeten ta qash je i/e destinuar
Shikon si fatkeqsia endrra ti permbyti
Braktise lumturine, perjete te braktisi

E tani e kupton qe ste mbet gje tjeter
Te ndezesh dhe nje cigare per hir te kohes se vjeter
Ne dritare te rrish ate per te kujtuar
Se asnjeher ne jete ske per te dashuruar.

- poezi nga Gentian Ademaj


Nuk ka akoma asnjë votë