Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Ditari Kujtimeve

E brengosur, e trishtuar, fatkeqsia te gjeti
u venit dashuria vec trishtimi mbeti
lotet rrjedhin pa pushim, ato ke ngushellim
dikur gjithcka kishe, ngeli e kaluar kujtim

gabimet i kupton, eshte vone per ti ndryshuar
mundohesh serisht te ngrihesh, engjell i trishtuar
kerkon te gjesh nje mundesi, mundesit i ke konsumuar
pastaj fillon e qan, gjithnje dhe me e deshperuar

dashurove pa kushte, ngelen vec fjal
mendoje se ishte engjell, fatkeqsisht te doli djall
u mashtrove nga endrrat e sajuara, oratoria tij
kalojne stinet nje nga nje, pranvera sdo te vij

e pagove pafajsine, cmimi ishte i lart
e pa mekatuar asnjehere, ndjen dimrin e acart
rremon thelle e me thelle, zhytesh ne kujtime
e terbuar i drejtohesh, pse te gjitha mua o Perendia ime?

Toka poshte kembeve po te shembet, e shikon tek vdesen
te vodhi gjithe endrrat, te grabiti buzeqeshjen
mban zi per nje dashuri, tek ti akoma gjall
te kujtohet lumturia, pa fund per te ndjen mall

te duket absurde, gjithe jeten e vajton
je vajze e rradhe, vec nje here dashuron
tashme mbeti e shkuar, e mbytur ne mundime
lotet tu bene poezi, ne ditarin e kujtimeve.

- poezi nga Gentian Ademaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2