TEKSTESHQIP

Gjelosh Hajdari
Lavdi N'shekuj Mulosmanve
Lyrics

Heeej, sa krejt malet o me ken letra, lapsa e gjat o me kilometra, prap nuk din o ka me ja nisë me i knue kâng o Binak Alise, se qe besa tan aj shpat për njât Burr o po mduket pak. Per njât Burr o sa historia sa Gjakova dhe tan Malësia!

Heeej, ska poet nuk ka shkrimtar, filozof o as mendimtar, historinë o me dijtë aq mire, tân ket fis o me vu perfill, me i përmend o të tân k'ta Burra, tuj fillue te Ali Mula, tuj fillue te rrënjet e moçme deri tek brezat e diteve te sotme!

Heeej por po e nisim o tek binaku, tek lavdia e ti konaku, me pak fjalë o me u than të tânve.. Dinastia e Mulosmanve, tash sa breza tu ju rrit pa dal kush o me ju avit, ne Gjakovë o as ne Malësi ka i thonë emrit o Dardani!

Heeej, dera e lashtë o e Mulosmanit, prishja e ka o gjumin sulltanit, Xhamadani i Mic Sokolit ndalja e ka voturrin taborrit, ka me u dridh u ja ka ushtrinë ka trondit o perandorinë, të tân topat o ja koriti o kur me gjoks o gjylet ja priti!

Heeej, tuj përmend o Binak Aline, s'ke ku e çon o mâ nalt urtine, deri ni gjuh o me u pas oxhaku gjetja ka o zgjidhjen Binaku, kërkujt zemeren o nuk ja theu, kërkush fjalën o nuk ja ktheu, Leka vet o Babai Kanunit vu pleqninë o sja kish përfundit!

Heeej në Junik as në Prizren su bâ luftë su bâ kuvend, s'dol kushtrim, su neu lodh parija pa prij n'ballë Binak Alia, pa prij n'ballë Djemt e Bujanit, dera e madhe e Mulosmanit, dora e madhe e tân Malësisë o me ni [shon] more o të Binak Alisë!

Heeej e di Krasniqja e tân Malësia për gja t'vet Binak Alia, mbarë e mire me I prijtë Konakut ja besoj Halil Binakut për Kuvend e në log t'urtisë, lanja e pat parijnë Alisë me kushtrim me I prijtë Bujanit, Amanet ja la Shabani, amanet ja la nji fjalë...o acarimin moro mos me e dal!

Heeej gjithë ka i bien Shaban Binaku [tenton] Pushka e derdhet gjaku, nije ja ka zânin stambolla, karadaku e kraj nikolla, turgut pasha me tradhti, pa ja dijtë çajren atij pa përdor pushken as topin o në Gjakovë more po ja qet o konopin!

Heeej s'ka si shkon Shaban Binaku katër(4) fish pa ju marr haku n'krye djemnise tu e bâ zgjerimin, Bac Bajramin e Boletinin me Krasniqe dhe me krenjet e Gashit n'fyt ja vunë lakun bimbashit bashkë me te tre oficera o në konop more po [...] përkund era!

Heeej katêr4 Djemt t'Binak Alisë, katêr malet t'historisë, katêr kulla n'Fang t'Bujanit, plot gjashtë brezat e Mulosmanit, nâmë e nder Malësisë ja rriten, turk e shkja me pushk e priten[...]

Heeej porsi shqipet për liri, për flamur e pavarsi, krah për krah me Boletinin, dora pret Zeqir Halilin hije u kan grad e [nishon] kush Major kush Kapedan krye t'ushtrisë e t'hyqymetit o si besnik more [...]

Heeej për trimninë qe kan tregue nepër breza tuj luftue, Zot sa shtrenjtë e kan pague, kater kulla djeg e rrëzue [...] burgje e internime dikush larg nê arratijë o n'emer t'shpreses moro për liri!

Heeej nji nga nji të tân me rradhë prej Avdylit me gjithë djalë, diktatura I ka pêrpi Man Shaban, Zenun Halil, Hazir Sylen e Sylejmanin, Ram Zeqirin e Çel Shabanin me internim ndoshta se dini [...]

Heeej them se jeta I ka shpernda neper bote gjith ka i kan ra, fisnikerinë ja kan Lan vetit, prej n'minister n'oborr t'mbretit......

Heeej tash mâ n'fund me i vu kapakun, kjo âsht kânga për Binakun, për të gjithë brezat mbas tij qe kan mbet në histori krenaria e atij trollit tuj fillue prej Mic Sokolit me pak fjalë me u than te tanve... o more lavdi n'shekuj o moro Mulosmanvet o hej!

DËRGOI: