>
LETERSISHQIP

Luks

Ku luksi eshte luks
varferia-varferi...
Pasqyre e te dyjave,
njera ane jam une
tjetra ti, vec ti,
vec me nje ndryshim!
Kravata jote sa dhjete here
luksi im!

Te tjerat
shume
me shume se kaq...

O fati im rrebel,
o fati im rrugac!
Keshtu sikur je,
a do ta hedhesh paq...
Te te uroj: U befsh njeqind vjec!
Apo te te them: Plac!

Ti rrugeve bredh, cirkuitit bosh
me i paster se fytyrat komode,
qe jane...
qe jane...Te cilat percmojne,
veshur e zhveshur
dallkauke sfilatash, dredhuar modes!

Ne tenden stine ku pema stinon e thate,
vetem mikrofoni uleret...
Si era e pluhurt mbi Dajt,
melodine e ulerimat e ujkut plak,
kur larg ndihet se dimrimi zgjat!

Mua femija lugen bosh me kercet ne pjate,
pastaj fshane e me shane...
Kepucet e vjetra i tret jashte!
Mallkon dhe qane: C'baba!
C'mama qe kam...
Prinder qe s'me blejne dot, nje loder,
s'me lene trashegim, nje stan...
S'me festojne nje here ditelindjen,
megjithese...

Luksi yt i ngritur krejt nga hici
kur qesh neper konferenca,
aeroporte shumefishi,
kur carterat cajne boten eliptike
sa ne perendim-lindje...
Mbreteria e gjitha prej kashte!
Njezetkatshat tundin kanatet,
kur ti...kur...kur...
Luksin tend e mbjelle zarzavate,
e shet per presh,
e kthen ne patate, sa qelbin!
Qenit i blene byzylyk te arte
te ta levdojne: C'qen rrace!

Kravaten tende,
per meshire: O dreq me fal!
E peshtyne kur flet,
e lepine kur han...
Kepucet prej gjarpri si lepihen
prej syve qulles, prandaj
kollarisu sa te mundesh!
...
...
C'ta dua, se mbaj dot asnje cast,
kurse ti shetit me te
mrekullive te botes,
nga aeroportet gjer ne hale!

Relaksuar ne carter
kaptuar fushave tona te djerra,
maleve pa male...

Une kollarisem ne hallet e mia
mije hallesh!
Ketu ku nenteqind here
jeta me behet burre nene!
I thyej brinjet rropatur nga e hena ne te diele,
ul ferre e shkul ferre, o njeriiii
grusht tingujsh zbrazur ne ere
qe shfryne,
qe shfryne...

Na ishte...
Na eshte...
Keshtu qe mos, po sikur!

Ne xhepat e mi,
te fundmet monedha gjaku
mbarojne nje jave
me pare se fundmuaj,
kur thesin e miellit borxh
e shlyej...
E tjetrin ne vend te tij e shkruaj!

O zot, prap borxh nje thes...
E truri hemisferave kercet ne stres
Zot! Ruajma mos ma co per lesh!

Une po ai i njejti njeri!
Luksit i nxjerr rrenjen katrore
qe me del: Duro sa te mundesh!
Jeta ec rreshqanthi...
Shesh-besh per ty, kollarisu!

Prandaj luksin tim merre,
ta fal per njeqind vjet
nuk ta shes,
vetem mos ia fal
a shit nje tjetri,
se gjeja e falur as falet, as shitet
beje kornize si medalion e mbaje
kuadratoje si kapse ne kollare,
kur syte e qarte
te te qajne hallin, te te quajne c'human!
E sa here te shqiptosh ne shqip
se jemi me te lumturit,
e kesaj bote te qullur ne luks,
medalioni do te qesh kollaren te ta mbledh ne fyt,
prandaj...
pandaj...Ledhatoje si frutin me te mire
qe mberrine nga stina ne stine
e mos u mvrej ne fytyre,
nese as ty nuk te dalin
as teteqind dollare per fryme!
Atehere beso
c'do me thene te jesh
a te mos jesh,
kur... Zot e dreq te te ngjajne
ne nje sfond, mbi prag
qofte larg,
kur kallo grikaf te zen fytyra...
Atehere e kupton
se cdo me thene kur femija te kerkon,
e s'ke cfare ti japesh, prandaj!

Kotheren e bukes se thate
dy libra ne cante dhe kaq...
Ej, o ti rrugac!
Kanace te mbledhesh, hekur per skrap,
nxirr krom, nese mundesh...
E nese jo, plas!

Kostoja e jetes sa shtrenjte, shume lart!
Atehere e pranon, kur prindi
mallkon diten e vet, kur lindi
e flet percart...

Madje dhe varri kushton
shtrenjte sa nje jete,
ne mundsh ta blesh o njeri...
E ky eshte luksi.
Eshte luksi im,
merre, sepse krejt ta fal,
ti mbaje per vete te gjithin,
jam bujar, a e sheh!
Vec luksin tend mos e perziej
medalionin mbaje ne njeren ane,
ku lumturia emrin njollos!

Dreq me merr frymen nese genjej,
perndryshe, Zot me fal, me fal!