>
LETERSISHQIP

Infinit I Dashurise

Sa me pelqejne gjithe numrat tek
qe kur t'i mbledh me japin cift,
i shumezoi serish
me veten e vet,
prap tek, e tek
sigurisht...
I mbledh,
i pjesetoi,
i zbres,
prap pesa
pese,
treshi tresh
e njeshi njesh!
Sa me pelqejne numrat tek
kur cift jane sekondet qe pres te vish...

Numra tek
e numra cift
une mbledh e mbledh,
ti prit e prit...
Ne zemer eja, ti trokit
se dashuria eshte infinit!

Merri ndjenjat e mia,
te gjitha merri, merri:
Mblidhi,
shumezoi
ngrej ne fuqi...
Shumezoi, mblidhi,
perseri e perseri
me nje, me dhjete,
me njeqind,
me njemije e nje!
Cdo shifer qe del
eshte vec kjo dashuri...

Ta dish:
E vetmja mes tyre je vec ti!