TEKSTESHQIP

Grupi I Mirdites
Kush Ia Ndërroi Faqen Malsisë
Lyrics

Dje Mirdita djeg e vjedhur
Sot e bardha na ka gjetur
Dje pat vujt për tokë e për bukë
Sot kjo plagë nga rranjt’ asht zhdukë
Dje ngatërresa, besa hasmëri
Sot ka gëzim e harmoni
Kush na i bani gjith’ kto ndryshime
Enver Hoxha me partinë time

Dje me kësolla e me stane
Sot pallate n’Dri e në male
Dje lëvronte me vegla drunit
Sot traktori në mes katunit
Dje pa shkolla, besa pa zanat
Sot miniera çdo faqe shpat
Kush na i bani gjith’ kto mrekulli
Enver Hoxha me parti

Dje tuj lyp me strajcë e me shkop
Sot hambaret plot për plot
Dje kandila e pisha e tym
Sot varg llambash plot shkëlqim
Dje s’na pyeste besa kush si rron
Sot partia na thotë çfarë don
Kush ia ndrroi faqen Malsisë
Kjo Partia e Punës s’Shqipnisë.

DËRGOI: