>
BIOSHQIP
Biografia
Gugu ka lindur në qytetin e Lezhës, fillimet e karrierës se saj datojnë që në moshën adoleshente, si pjesëmarrëse në aktivitetet e ndryshme si “Top Fest 6”. Megjithatë, ajo kurrë s’ka pikasur në skenën muzikore, të paktën deri në këto foto. Mesa duket edhe Gugu e ka kuptuar ‘sekretin’ e famës dhe ka vendosur të vijë e zhveshur për fansat. Por, duket se nuk janë mirëpritur nga fansat, që e kanë akuzuar se përngjan si një pornostare. Topless dhe me një shkop gome në dorë, Gugu ka joshur të gjithë meshkujt, që veçmas adhurimit, e kanë kritikuar për guximin për pozat e tilla. GuGu u bë e njohur për publikun nëpërmjet skandaleve dhe deklaratave rreth orientimit të saj seksual.

Në Janar 2016, Gugu merr pjesë në Shkodra Fest 2 me këngën "Po M'jep Siklet".

Më datë 27 Prill 2016, Gugu publikon videoklipin "Sun M'nalin". Gugu e ka deklaruar publikisht që i pëlqejnë edhe femrat dhe shihet në videoklip në disa momente të nxehta bashkë me një vajzë.

Më datë 3 Shtator 2016, Gugu publikon videoklipin "Boobs Or Booty". Muzika e këngës u punua nga Festim Gici, teksti u shkrua nga Sebastiana Brecani.

Më datë 14 Dhjetor 2016, Gugu publikon videoklipin "Shum Nice".

Më datë 27 Mars 2017, Gugu publikon videoklipin "Back Again".

Më datë 23 Janar 2018, Gugu publikon videoklipin "S'je I Jemi". Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 13 Korrik 2018, Gugu publikon videoklipin "Nuk Ka Stop".

Më datë 31 Tetor 2018, Gugu publikon videoklipin "Çka Don".

Më datë 23 Prill 2019, Gugu publikon videoklipin "Faj". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Bini Nebihu. Videoklipi u prodhua nga kompania Pro Video.

Më datë 7 Maj 2021, Gugu publikon videoklipin "Ani Ani". Muzika e këngës u punua nga Nego & 2Ton.

Më datë 28 Janar 2022, Gugu publikon videoklipin "Ti". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.