TEKSTESHQIP

Halim Keça
Hypi Hoxha Ne Minare
Lyrics

Hypi hoxha në minare –
Dil e vetni kush ka vdekë?
Paska vdekë ni vajzë mahalle,
Bash ajo qi mue m’ ka deshtë!

Bjermi nanë, teshat e zeza,
Bjermi nanë, se du’ me i veshë!
Du’ me i veshë, me dalë te dera
E me kajtë me faculetë!

Po veton, po murmuron,
Aty nisi me ra shi …
T’isha zog qi fluturoj –
T’shkoj t’ ia shoh dy sytë e zi!

Këqyr bre babë, n'qato qitape,
Këqyr bre babë, se ke sevap!
Amanet ia kam lanë nanës –
Me na i ba vorret me i krah!