>
LETERSISHQIP

Më Ka Rënë Brymë

Më ka rënë brymë në sy
Brymë në flokë
Brymë në shpirt.
Diell pres
Por s'e pres dot
S'kam kohë.
Mbase do të shpejtojë
Dielli im
Brymën të ma tresë
Para se të vdes...
Një gotë raki
Kamerier!