>
BIOSHQIP
Biografia
Irkenc hyka ka filluar të merret me muzikë që në moshën 17 vjeçare. Ka kënduar edhe më herët si fëmijë nëpër festivalet e fëmijëve. Ka mabruar "Liçeun Artistik për kanto" në Tiranë dhe ndjek studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Është kompozitor i disa këngëve mjaft të njohura. Ka bashkpunuar me këngëtarë të ndryshëm dhe sot vazhdon të punojë dhe të kompozojë në studion e tij.

Në Nëntor 2014, Irkenc Hyka merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Ajo".

Më datë 10 Prill 2015, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Paranormal Love", në bashkëpunim me Petro Xhori. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Më datë 14 Prill 2016, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Lule Pa Ere".

Më datë 28 Nëntor 2016, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Mama". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Irkenc Hyka, Ergi Dini. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 3 Janar 2017, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Xhani". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Irkenc Hyka, Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Më datë 28 Korrik 2017, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Si Te Jem Mire", në bashkëpunim me Xhensila. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 8 Shtator 2017, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Haram". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Më datë 12 Nëntor 2017, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Nje Lamtumire", në bashkëpunim me Dani. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 28 Shkurt 2018, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Pasqyre", në bashkëpunim me Lionel Boci.

Më datë 4 Mars 2018, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Tymi Dashnis". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 15 Prill 2018, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Ne". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro.

Më datë 18 Maj 2018, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Dashni E Vjeter", në bashkëpunim me Poni. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Irkenc Hyka, Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 16 Korrik 2018, Irkenc Hyka & Bes Kallaku publikojnë videoklipin "Makarena". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, Petro Xhori, Bes Kallaku.

Më datë 16 Shtator 2018, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Si Unë". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo.

Irkenc Hyka ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Kthema".

Më datë 8 Nëntor 2018, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Kthema", në bashkëpunim me Kaltrina Selimi. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo.

Më datë 2 Shkurt 2019, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Valla", në bashkëpunim me Mimoza Shkodrën dhe është kujdesur vetë për muzikën e këngës. Teksti i këngës u shkrua nga Gent Fatali, ndërsa orkestrimi u punua nga Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 23 Shkurt 2019, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Katile". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo.

Më datë 27 Korrik 2019, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Jena Nda", në bashkëpunim me Nora Istrefin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka.

Më datë 21 Gusht 2019, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Kenge Shpirti". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi.

Më datë 12 Dhjetor 2019, Irkenc Hyka publikon videoklipin "A Je Vetem", në bashkëpunim me Don Phenom. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi & Don Phenom.

Më datë 23 Janar 2020, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Mezi Pres". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Irkenc Hyka & Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 28 Maj 2020, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Vonë". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 25 Shtator 2020, Irkenc Hyka publikon videoklipin "A Kishe Zemër", ku interpreton edhe këngëtarja Zaimina Vasjari. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka.

Më datë 30 Nëntor 2020, Irkenc Hyka publikon videoklipin "M'Ka Marre Malli". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi & Irkenc Hyka.

Më datë 26 Shkurt 2021, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Dehur". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka.

Më datë 18 Prill 2021, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Maria". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Në Qershor 2021, Irkenc Hyka merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 me këngën "Dehur".

Më datë 13 Korrik 2021, Stiv Boka publikon videoklipin "Xhane", në bashkëpunim me Irkenc Hykën. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 8 Tetor 2021, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Dasma", në bashkëpunim me Remzie Osmanin. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Irkenc Hyka & Aida Baraku.

Më datë 13 Nëntor 2021, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Qaje", në bashkëpunim me Andreas. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka.

Më datë 11 Dhjetor 2021, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Te Premtoj", në bashkëpunim me Vig Poppën. Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Irkenc Hyka & Vig Poppa. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 27 Prill 2022, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Leyla". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Irkenc Hyka.

Më datë 7 Maj 2022, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Afer Dhe Larg", në bashkëpunim me Kanitën. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Olsi Bylyku. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 12 Nëntor 2022, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Ma Do Zemra", në bashkëpunim me Yllka Kuqin. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Saia. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 10 Dhjetor 2022, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Dashnisë", në bashkëpunim me Capital T. Muzika e këngës është shkruar nga vetë Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Capital T & Olsi Bylyku.

Më datë 19 Janar 2023, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Engjell". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Irkenc Hyka & Alban Kondi. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 1 Shkurt 2023, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Pikë Të Dobët". Kënga është kompozuar nga Vojsava Alia, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Irkenc Hyka, Endrit Mumajesi & Vojsava Alia.

Më datë 12 Prill 2023, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Te Pres". Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Pirro Çako. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 20 Maj 2023, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Nisja Vajit", në bashkëpunim me Pandorën. Muzika e këngës u punua nga vetë Irkenc Hyka, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi.

Më datë 8 Gusht 2023, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Falja", në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin. Muzika e këngës është shkruar nga vetë Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Ida Nurçe & Irkenc Hyka. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.

Më datë 17 Dhjetor 2023, Irkenc Hyka publikon videoklipin "1 Fije Dashnie". Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Kledi Bahiti & Irkenc Hyka kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Irkenc Hyka & Lorenc Hasrama. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 22 Janar 2024, Irkenc Hyka publikon videoklipin "Lumi Unë". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Irkenc Hyka, JoJo & Lorenc Hasrama.