TEKSTESHQIP

Jak Gegaj
Per Vendlindjen Time
Lyrics

Jam djal Mnele Mirditor
Çiftelin e marr ne dore
Nis kendoj n'zakon te parit
Unë jam biri bajrak i Spaçit

Me mërre malli për gur e dhe
Për vendlindjen ku kam le
Ne ato brigje ato lugina
Ne ato fusha ato lendina.

Shikoj malet qe i kam jetu
Nkroje e mrize jam fresku
Ne ket vend linda u rrita
Mnela e vigu asht Mirdita

Kujtoj sofren ne mes të shpise
Ndere te Mneles te bujarise
Gjithë traditat sipas zakonit
I kem rujt dhe n'ditë të sodit.

K'tu m'kaloj mu kjo rinia
Të bashkuar gjithë shoqnia
T'parët e mi punun nji jetë
Na erdh koha me lanë shkretë.

Ne kët vend kam shumë kujtime
Si harron kjo zemra ime
Nga do shkoj gjithëmon e tham
Jam Mirditas krenar jam.

DËRGOI: