TEKSTESHQIP

Jeton Tahirukaj
Dëshmorit Naim Nimanaj
Lyrics

Heu,
O Gllogjan, ti shpi për shpi,
pushkë e dhezun për Liri,
pjekë n´barot kullav shqiptare,
pishtar lufte çlirimtare!
-------------------
I kam Nimanaj flamurtar,
gjithmonë n´fronte n´vi të parë,
si Fatmirin e Luanin,
e kam dëshmor Naim Nimanin!

Ref.:
Hej,
za po l´shon Nana Shqipni
o ju bija e bij t´mi,
n´zjarr e n´tym kjo Dardani
po bën Shtet në Pavarësi!
--------
Kush e don k´të tokë n´liri,
me u rreshtu bashk në ushtri,
Atdhe tjetër ne nuk kemë,
heu, Ni Shqipninë den baba den!

Heu,
zemra e trimit ball rrufeje,
si kreshnik në zjarr beteje,
përkrah tij në sulm Artani,
të dytë bashk kreshnikë Vatani!
---------
Të tanë djemtë e Metë Nimanaj,
u rreshtuan nëpër brigada,
Neper fronte Djal Naimi,
Ju bashku nipi Agimi.

Ref.:
Hej,
za po l´shon Nana Shqipni
o ju bija e bij t´mi,
n´zjarr e n´tym kjo Dardani
O po bën Shtet në Pavarësi!
--------
Kush e don k´të tokë n´liri,
me u rreshtu bashk në ushtri,
Atdhe tjetër ne nuk kemë,
heu, Ni Shqipninë den baba den!

Heu,
Naim trimi s´e ndalë hapin,
në kushtrim e shpejton vrapin,
i lexohej në sy hareja,
heu, tuj këndu nëpër beteja!
----------
Nanës Xhykë i falëmeshnet,
dhjetë thmi rrite për Komb e Shtet,
mos e l´sho as një pikë lot,
heu, Atdheut tim i falem sot!

Ref.:
Hey,
za po l´shon Nana Shqipni
o ju bija e bij t´mi,
kush e don k´të tokë n´liri,
me u rreshtu bashk në ushtri!
-----------
Heu, Naim trimi me Artanin,
në betim e ngrisin zânin:
Atdhe tjetër ne nuk kemë,
heu, Ni Shqipninë Ni den baba den!