>
BIOSHQIP
Biografia
Juljana Mehmeti ka lindur në qytetin e Durrësit. Qysh në moshë të herët u apasionua pas artit të shkruar, kryesisht poezisë, gjini që në vitet më pas do e shndërronte në lajmotiv jete dhe mendësi për të shprehur idetë, vizionin dhe metafizikën, si këndvështrim nga përtej koshienca, por dhe si përsosje e tejkalim të vetë sugjestionit që rrethon botën njerëzore.

Librit i parë “Soft Poesie“ është publikuar në italisht dhe tërhoqi vëmendjen e kritikës letrare italiane e botuesve, jo vetëm për stlistikën e veçantë, por dhe për gjetjet, gjuhën e përdorur, mesazhin filozofik dhe për më tepër të rrymave përshkuese nga ai hermetik deri në surrealizëm.

Libri i dytë vjen nga fusha e përkthimit me titull ”Vramendje” (Rimugino”) i autorit italian Alessandro Ferruccio Marcucci Pinoli, i cili do përbënte eksperiencën e parë në këtë drejtim, por do përforconte dhe idenë e saj të kahershme për përnjohjen dhe sjelljen në shqip të autorëve të njohur italianë.

Vëllimi poetik “Tejkalim“ është botimi më i tretë, i cili vjen me tedenca të reja në letërsinë shqiptare, drejt postmodernizimit e mendimit universal, nga ato të rrymave eksperimentale deri tek absurdi. Publikimi në revista të ndryshme dhe Antologji Ndërkombëtare do sillte dhe vëllimin poetik “ In His light” anglisht version, të publikuar nga Dremer Press në Holandë me përkthim nga Arben Hoti, vëllim ky që do hapte tjetër prespektivë dhe do e njihtë artin e saj poetik në mbarë Letërsinë Ndërkombëtare.

Aktualisht jeton e punon në Ankona, Itali.