>
BIOSHQIP

Kaltrina Së Shpejti Me Projekt Të Ri Muzikor

08-06-2015
Këngëtarja Kaltrina Selimi ndonëse ka 1 vit që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, ajo po mendon që shumë shpejt të rikthehet.

Arsyeja e kësaj pauze ka qenë lindja e djalit të saj Tristanit dhe jetesa me bashkshortin e saj në Londër.

Së fundmi Kaltrina është kthhyer në Prishtinë ku ka realizuar disa intervista dhe e ka gati edhe një këngë të re.

Kënga e saj e re është e zhanrit "regge", një zhanër ky në të cilin nuk jemi mësuar ta shohim Kaltrinën.

Lajmin për pregaditjen e këtij projekti e ka dhënë stilistja e Kaltrinës në klip Dona Matoshi pasi ka publikuar një foto në Instagram ku tregon se si do të duket Kaltrina.

Për videoklipin e Kaltrinës po kujdeset produksioni nga Gjilani Urban Graphics.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Kaltrina Së Shpejti Me Projekt Të Ri Muzikor