TEKSTESHQIP
Kenge Popullore - Kanga E Burgut T’spaçit
Kenge Popullore
Kanga E Burgut T’spaçit


Teksti :: Song Lyrics

Rri i mbyllun në qeli
Rri i mbyllun dhe mendoj
Mendoj për fëmij’t e mi
Edhe sytë po m’lotojnë.
Ah kjo jetë, kjo jeta ime
Se ç’u kalb në burg të zi!
Çfarë mëkate i kam ba Zotit
Që e humba gjithë rininë?
Shumë të vogël e lash djalin
Tash ashtë rritë e asht’ ba burrë
O ky burg o burgu i Spaçit
Për gjithmonë qofsh mallku’m!
Komente 0