TEKSTESHQIP
Këngët E Stinës 2001
Rreth 32 kengetare marrin pjese ne Festivalin "Kenget e stines 2001", i cili organizohet ne fund te muajit Maj, ne sallen e Pallatit te Kongreseve ne Tirane, beri te ditur drejtori artistik i ketij festivali, Alfred Kaçinari. "Rreth 68 kengetare paraqitën krijimet e tyre per te marre pjese ne edicionin e 17-te te ketij festivali, i cili eshte nje nga aktivitetet me te rendesishme te pranveres, organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar" vazhdon Kaçinari. Nderkohe eshte percaktuar edhe stafi qe te merret me realizimin e ketij festivali, i cili perbehet nga Leonard Gjata (regjisor), Bashkim Zahaj (skenograf), Jorgo Papingji (skenarist) dhe Alfred Kaçinari (drejtor artistik). Ky festival per here te pare do te vere ne gare kengetare te cilet i përkasin moshës nen 25 vjeç. Ky kusht i cili i dedikohet te rinjve dhe perjashton kengetaret e afirmuar, eshte vene per dy arsye: se pari qe festivali te shkoje ne favor te talenteve te reja dhe se dyti qe festivali te fitoje nje veçori duke e dalluar nga festivale te tjere qe po tentojne te shtohen. Të ftuar specialë: Kori i Akademisë së Arteve të Bukura, balerinat e Shkollës së Baletit, këngëtarja kosovare Edona Llalloshi, humoristi Aleko Prodani, etj.
Këngët E Stinës 2001 (2001)
  • Këngët E Stinës 2001
  • Viti: 2001
  • Prezantuesit: Pallati I Kongreseve, Tiranë