Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Zvicra Paralajmëron Këngëtarët Shqiptarë: Nuk Mund Të Këndoni Pa Viza Pune


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[09-09-2015]
Në një komunikatë të saj për media, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër tërheq vërejtjen për një dukuri shqetësuese të kohëve të fundit: biznesin “pa letra” që realizojnë në Zvicër një numër pjesëtarësh të estradës nga Kosova.

“Në bazë të të dhënave nga autoritetet zvicerane, kohëve të fundit është konstatuar se ka pasur tentime nga individë me profesione të artistëve (këngëtarëve), që në territorin e Konfederatës zvicerane, kanë hyrë pa lejen e punës për të shfaqur koncerte nëpër shoqata, klube dhe diskoteka”, thuhet në komunikatën e Ambasadës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, njofton artistët, por edhe përkujton cilindo që, nga Kosova vjen në Zvicër për të ushtruar një punë, ata duhet të pajisen me vizën e punës. Në të kundërtën, autoritetet zvicerane ushtrojnë në mënyrë të rreptë masën e arrestit dhe të ndëshkimeve sipas ligjeve për ushtrim të punës në mënyrë ilegale në territorin e Zvicrës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, tërheqë vërejtjen, se sipas ligjit dhe rregullave në fuqi, lidhur me ardhjen në Zvicër për të ushtruar veprimtari pune në lëmitë e ndryshme, pra edhe artistike, nga autoritetet zvicerane kërkohet domosdoshmërisht viza valide e punës, qoftë ajo edhe një punë me afat të shkurtër, përfundon teksti i komunikatës së dërguar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër.
 (Albainfo.Ch)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet